11 Shtator, 2017

Pushimet e Erës vazhdojnë, poston foton ‘më trendi’ të kësaj vere


Këto janë ditët e bekuara të relaksit të Era Istrefit e cila pasi ka lënë pas angazhimet për projektet muzikore, duket se po kaloan një kohë mjaft të këndshme teksa po pushon në Turqi. Bukuroshja nuk ka hezituar të publikojë fotografi në rrjetet sociale, ku përmes tyre ka paraqitur edhe linjat e saj trupore perfekte.

Në përshkrimin e fotove Era ka shkruar se pushimet e saj janë bërë, por ende nuk kanë përfunduar, duke na bërë të kuptojmë se ajo do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në Turqi.

Era ka postuar një foto hipur mbi një rosë uji dhe mesa duket kjo ka qenë një trend që vipat e kanë ndjekur për këtë verë.

E pse jo Era…? Koha është mjaft e mirë aty dhe ke të drejtë ta shijosh diellin dhe motin e bukur.

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al