23 Korrik, 2018

Publikon foton e ëmbël përkrah Arminës, Shkëlzen Berisha ka edhe një dedikim: Më shumë…


Teksa të gjithë janë në pritje për ndonjë informacion mbi dasmën e tyre, çifti i njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë duke shijuar disa ditë pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shkëlzeni ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi mjaft romantike. Në foton bardhezi Armina shfaqet duke përqafuar Shkëlzenin, ndërsa ai i puth dorën.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë edhe një dedikim për partneren e tij, ku i shpreh ndjenjat.

“Më shumë se fjalët”, shkruan ai duke nënkuptuar se foto i thotë të gjitha.

Më pas Armina ka vendosur që këtë foto kaq të ëmbël ta ketë edhe ajo në “Instagram”-in e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al