2 Tetor, 2020

Publikoi foto me foshnjën e vdekur në krahë, “kryqëzohet” Chrissy Teigen pas humbjes së fëmijës


Chrissy Teigen u tregua mjaft e guximshme teksa ndau me ndjekësit momente pasi abortoi foshnjën e saj për shkak të gjakderdhjes.

Modelja publikoi foto në rrjetet sociale e shtrirë në shtratit e spitalit duke qarë, ndërsa në një tjetër imazh pozoi krah bashkëshortit të saj, John Legend me foshnjën e vdekur në krahë.

Sigurisht që ndarja e dhimbjes së saj “pa flitra” me ndjekësit ishte një gjest i guxhmshëm.

Shumë prej fansave i dhanë mbështetjen e tyre duke e inkurajuar si edhe duke i dhënë forcë për të kapërcyer këtë dhimbje.

Por kishte edhe shumë komentues të tjerë të pandjeshëm që e kritikuan për vendimin e marrë, ngërsa ngritën teori të ndryshme mbi arsyen e abortimit të foshnjës.

“’Pse nuk shkuat më shpejt në urgjencë?’, ‘A ishte e gjitha kjo një skenë për të tërhequr vëmendjen?’, ‘A ishit vërtet aq e mërzitur saqë ishit në gjendje të pozonit për foto?’,”– ishin disa nga pyetjet që i drejtuan ndjekësit, duke u përpjekur të gjejnë shkakun dhe fajtorin/en.

“Dalja në publik është e guximshme. Të mos dalësh në publik është gjithashtu e guximshme. Ne duhet të kemi një respekt të madh për atë që Teigen beri kur e dinte se çfarë do të ndodhte më tej,”- shkruan The Guardian në një artikull.

Disa nga llogari në Twitter që sulmuan modelen janë mbyllur.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al