22 Korrik, 2019

“Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin?”, Enca i përgjigjet fanses: Është si qenushi që…


Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Enca Haxhia publikoi projektin më të ri muzikor, me titull “Jealous”. Për videoklipin e saj, ajo kishte zgjedhur disa femra të cilat ekspozonin format trupore.

Enca gjithashtu dukej seksi në klip. E teksa në kanalin e “Youtube”-it, kënga ka marrë mbi 800 mijë klikime, ka disa fansa që u ka bërë përshtypje fakti që këngëtarja ekspozon gjoksin në çdo video.

“O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja.

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

“Në emër të gjithë vajzave me gjoks të madh, lëreni gjoksin tonë të qetë! (Vazhdoj t’i adhuroj gjithsesi), shkruan Enca krahas fotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al