10 Maj, 2021

“Pse katër gishtërinj?!”- Kim Kardashian dështon sërish me përdorimin e photoshop-it


Kim Kardashian është akuzuar sërish për përdorimin e photoshop-it, pasi fansat vunë re se në njërën këmbë ajo kishte vetëm katër gishta.

kim kardashian (6)

40-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me foton e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej e veshur me bikini të zeza, shkruan “The Sun”.

Kim kardashian (1)

Edhe pse shumica u mahnitën nga linjat trupore të saj, disa të tjerë, vunë re një detaj jo të këndshëm: Kim kishte “prerë” gishtin e vogël të këmbës.

Kim kardashian (3)

A jam vetëm unë apo ka vetëm 4 gishta?”; “Kim pse duket sikur ke 4 gishtërinj?”; “Vetëm 4 gishtërinj?!!!!”; “Yasss mbretëresha e photoshop-it“- Këto ishin disa nga komentet e ndjekësve për këtë foto.

kim kardashian (8)

Të tjerë e hodhën poshtë këtë teori, duke thënë se gishti i pestë i Kim ishte në të vërtetë i mbuluar nga gishti tjetër dhe kështu ishte krijuar një iluzion optik.

kim kardashian (10)

Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përdorimin e photoshop-it tek gishtërinjtë e këmbës. Edhe në vitin 2019, ajo postoi një foto në të cilin shiheshin gjashtë gishta në njërën këmbë.

kim kardashian (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al