10 Prill, 2018

Protestë kundër Mark Zuckerberg: Mos përdorni “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”


Një grup aktivistësh të huaj kanë kërkuar që të mërkurën, më datë 11 prill, përdoruesit e “Facebook”-ut të mos e përdorin këtë rrjet social si dhe shërbime si “WhatsApp”, “Instagram” e “Messenger” për 24 orë.

E gjithë kjo vjen si shenjë proteste kundër “Facebook”, për skandalin e shfrytëzimit të të dhënave nga “Cabridge Analitica”.

Ndërkohë ditën e sotme, themeluesi i këtij rrjeti social pritet të dëshmojë përpara kongresit amerikan dhe sipas një kopje të fjalimit te tij të publikuar nga Komisioni për Energjinë dhe Tregtinë në Dhomën e Përfaqësueseve, ai do të fajësojë veten për skandalin.

“Është shume e qartë se nuk bëmë mjaftueshëm për të parandaluar që mjete të caktuara të përdoreshin për të dëmtuar dikë”, thotë Mark Zuckerberg në fjalimin e përgatitur.

“Ne nuk i vlerësuam si duhet përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte faji im dhe me vjen keq. Unë e themelova “Facebook”, jam drejtues i tij dhe kam përgjegjësinë për atë që ndodh”, vijon me tej fjalimi i Zuckerberg.

Ndërkaq sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amerikanët po e humbasin besimin te rrjeti social, lidhur me mënyrën se si kompania e trajton informacionin personal dhe për faktin që lejon përhapjen e lajmeve të rreme.

61% e të anketuarve besojnë se “Facebook”-u ka dëmtuar politikën amerikane dhe e ka bërë atë më negative, duke mundësuar manipulime dhe gënjeshtra që polarizojnë njerëzit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al