5 Tetor, 2018

Protestat kundër Donald Trump, arrestohet aktorja dhe modelja super seksi (FOTO)


Komedianja Amy Schummer dhe modelja seksi, Emily Ratajkowski janë në mesin e më shumë se 300 personave të arrestuar për protestën kundër nominimit të Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme nga presidenti amerikan Donald Trump.

Protesta ndodhi një ditë më parë në Washington DC, pasi tri gra e akuzojnë Kavanaugh për forma të ndryshme të sjelljes së keqe seksuale.

Ndërkohë Modelja e aktorja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në profin e saj në “Instagram”, ku shihej duke mbajtur një letër të madhe në të cilën lexonte: “Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj”.

Ndërsa në “Twitter” ajo tregon se ka përfunduar në prangat e policisë. “Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual”, shkruante Emily në postimin e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se çështja e Bret Kavanaugh po merr përmasa të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes kundërshtimesh të forta nga demokratët, senatorët republikanë u zotuan të vazhdojnë me votimin mbi konfirmimin e Kavanaugh, vetëm pak orë pasi FBI-ja paraqiti raportin rreth akuzave për sulmin e supozuar seksual të tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al