23 Nëntor, 2021

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas i kanë dhënë fund martesës? Ja detajet që ngritën dyshimet e para


Aktorja Priyanka Chopra dhe  partneri i saj, Nick Jonas, kanë nxitur dyshimet se mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre. Dyshja u martuan në dhjetor të  vitit 2018, ku realizuan dy dasma madhështore.

priyanka chopra, nick jonas (5)

Sipas “The Sun”, dyshimet se marrëdhënia mes çiftit është në krizë, nisën kur këngëtarja fshiu te gjitha fotot e saj me Nick-un nga rrjetet sociale. Priyanka gjithashtu ka hequr mbiemrin “Jonas” nga profili i saj ne Instagram. Në “Bio-n” i saj tashme shkruhet thjesht: “Priyanka”. Ajo beri te njëjtën gjë edhe në “ Tëitter”.

Priyanka nuk ka dhënë asnjë shpjegim, prandaj fansat kanë nisur të spekulojnë se çifti është ndarë.

priyanka chopra, nick jonas (6)

Komenti më i shpeshtë i fansave në rrjetet sociale ishte: “Nick dhe Priyanka??? Çfarë dreqin po ndodh??”.

Thashethemet se dyshja është ndarë nisën vetëm disa muaj pasi Priyanka dhe Nick e kaluan ditën e Shën Valentinit larg njëri-tjetrit.

priyanka chopra, nick jonas (3) priyanka chopra, nick jonas (2) priyanka chopra, nick jonas (1) priyanka chopra, nick jonas (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al