22 Tetor, 2020

Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë Princeshë Geraldina


Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë. Mëngjesin e kësaj të enjteje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë, e cila është një vajzë që do të mbajë emrin Geraldinë.

princi elia

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Familja Mbretërore dhe Princ Leka e shpërndau në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, thuhet në njoftim.

Njoftimi Zyrtar i shpërndarë nga Princ Leka:

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.

unnamed5-1-638x1024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al