20 Prill, 2019

 “Prestige Resort” pret turistët, dy vajzat me famë botërore që e zgjodhën (FOTO)


Një bionde sensuale dhe një brune seksi kanë bërë përshtypje me pamjen dhe prezencën e tyre, pasi kanë vendosur të akomodohen për të pushuar në resortin “Presige” te Mali i Robit.

Fjala është për dy vajza të famshme në botë, miss-in dhe modelen bionde Natalia Bush si dhe prezantuesen televizive nga Afrika e Jugut, Bonang Matheba.

Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi secila ka famën e saj, por në këtë rast i ka lidhur zgjedhja e njëjtë për të pushuar pranë detit, duke prenotuar dhomat e tyre në “Prestige resort”.

Të dyja vajzat e njohura kanë bërë shumë foto në ambientet e resortit për të ruajtur si kujtime mbresat e veçanta nga gjithçka që shijuan, duke filluar nga ambienti luksoz, shërbimi perfekt, kuzhina e shijshme dhe e larmishme dhe njerëzit që takuan.

“Panorama Plus” ju sjell fotot e vajzave VIP, që vijnë të pushojnë në Shqipëri. 35-vjeçarja Natalia Bush bën përshtypje me linjat e saj si në vitin 2005, kur u shpall “Miss Tenerife”.

Ajo aktualisht punon si modele, showgirl dhe aktore dhe jeton në Itali prej gati 15 vitesh. Në fund të 2007-s, ajo pozoi për kalendarin nudo të revistës spanjolle “Interviú”, ndërkohë që është e gjatë lista e projekteve televizive ku ajo ka qenë protagoniste kryesore. Natali ka një pamje fizike që të lë pa fjalë.

Ndërsa 31-vjeçarja afrikane Bonang Matheba, e njohur si Queen B’, bën karrierë si prezantuese radio e televizioni, aktore, producente, businesswoman e filantrope, që nga nga viti 2007.

Ajo njihet si një nga afrikanet e para me ngjyrë, që ka pushtuar kopertinat e revistave të njohura. Kujtojmë që “Prestige” është shndërruar në resortin e preferuar për të famshmit e botës, të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Edhe vjet, sapo u hap sezoni i verës, në Resort ia behën fytyra të njohura të botës së showbiz-it në botë.

Miss-e, aktore, këngëtare, balerina, prezantuese, blogere, koreografë etj., kjo është lista e gjatë e personazheve të njohur, që zgjodhën “Prestige Resort”, edhe pse shumica prej tyre nuk kishin qenë asnjëherë në Shqipëri dhe vendin tonë e njohën nëpërmjet një investimi privat gjigant me parametra perëndimorë në çdo aspekt.

Menaxherët e kompeksit rrëfejnë se edhe këtë vit ka pasur shumë kërkesa për të pushuar aty dhe ne do kemi rastin të shohim me siguri fytyra të famshme, të cilët vijnë të eksplorojnë një destinacion të ri, siç është “Prestige Resort”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al