26 Shkurt, 2023

Prej kohësh në një lidhje me djaline Jozefina Topallit, Cindy Marina shfaqet si rrallë herë me kunatën (Foto)


Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit të kaluar.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi ka qenë Megi e cils ka publikuar një foto ku shfaqet krahë kunatës së saj, Cindyt ku mesa duket kanë udhëtuar së bashku drejt Milanos.

Kujtojmë se disa kohë më parë ish-Missi zbuloi disa detaje të pathëna rreth partnerit të saj.

Sa i përket gjërave që pëlqen tek Genardi, ajo u shpreh:

“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj kur e morën vesh se ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit modelja tha:

“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al