6 Shtator, 2021

Prej 4 ditësh i zhdukur, gjendet dhe shpëtohet mes shkurreve fëmija 3-vjeç! Si u zbulua nga helikopteri i policisë. Pamjet


Një djalë tre vjeçar i zhdukur në shkurret australiane katër ditë më parë është gjetur i sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Ai u vu re nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor, raporton BBC.

Djali i vogël, i cili është me autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të Premten.

Familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.

Por shpëtimtarët gjetën në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al