25 Korrik, 2018

Prapaskenat gazmore nga xhirimet e klipit të Bes Kallakut: Sikur s’ka ndodh gjë (VIDEO)


“Na vjen dita” është kënga më e re e publikuar nga Bes Kallaku në bashkëpunim me reperin Gent Fatali.

Një ditë më parë aktori i njohur ka zbuluar disa momente nga prapaskenat gjatë xhirimit të videoklipit, ku sigurisht janë tepër gazmore.

Në videon e publikuar në “Instagram” nga Besi, shihen të dy duke performuar përpara një ndërtese gjigande. Në atë moment Fatali humbet ekuilibrin dhe bie brenda në makinë.

Më pas, i bashkohet edhe Bes Kallaku. “Momente gazmore. Gjatë xhirimeve të klipit “na vjen dita”. Gent Fatali sikur ska ndodh gjo”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon, e cila është mirëpritur nga fansat dhe ka shkaktuar të qeshura në rrjet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al