27 Qershor, 2022

Pothuajse një muaj pas u nda nga jeta, vajza e Bujar Nishanit kujton ish-presidentin me foton domethënëse


Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani pothuajse një muaj më parë u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Ish-presidenti ndodhej i shtruar për përkujdesje intensive, në një spital në Gjermani ku edhe vdiq. Që pas ndarjes nga jeta, vajza e Nishanit, Fiona e ka kujtuar disa herë të atin përmes rrjeteve sociale.

Vajza e ish-presidentit nuk ka nguruar disa herë të postojë foto të momenteve me babain e saj. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Fiona Nishani ka ndarë me të gjithë një imazh ku duket me ish-presidentin në zyrën e tij, gjatë kohes kur drejtonte vendin.

Dy jave më parë Fiona ndau sërish një foto nga fëmijëria ku shihet bashkë me babanë e saj. “Ende nuk mbushem me frymë”, shkroi ajo mbi kujtimin e bukur.

fiona

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al