3 Tetor, 2020

Postoi foto me foshnjën e vdekur! Pas kritikave ndaj modeles, aktorja e famshme i del në mbrojtje: Edhe unë pësova abort, e mbajta të fshehtë nga turpi


Kate Beckinsale zbuloi se abortoi fëmijën e saj disa vite më parë dhe e mbajti të fshehtë për shkak se i vinte turp.

Aktorja e njohur foli për ngjarjen e rëndë që i ndodhi, mes kritikave që iu drejtuan Chrissy Teigen që publikoi fotografi nga spitali duke mbajtur në krahë foshnjën e vdekur.

“Vite më parë, unë humba një fëmijë 20 javësh,”- tregoi 47-vjeçarja. “E mbajta shtatzëninë time të fshehtë. Unë u shkatërrova dhe askush nuk e dinte.”

Më pas aktorja shtoi: “Ndjeja pikëllim, më vinte turp dhe isha e tronditur nga një përvojë e tillë.”

Ajo iu referua periudhës së humbjes së foshnjës së saj si “momenti më shkatërrues”.

Beckinsale gjithashtu u tregoi se “nuk kishte një partner që ta mbështeste emocionalisht, ashtu siç bëri John Legend me Chrissy Teigen” kur ajo pësoi abort.

“Vura re njerëz që kritikojnë Chrissy Teigen që publikoi fotot thellësisht intime të humbjes së foshnjes së saj. Sikur ekziston një protokoll për këto raste, që nëse nuk respektohet, inkurajon njerëzit që nuk e njohin atë apo familjen e saj të thonë se si duhet të trajtojë të paimagjinueshmen,”- tha 47-vjeçarja.

Aktorja i shprehu mbështetjen modeles, bashkëshortit të saj, si edhe të gjitha grave e çifteve që kanë përjetuar një dhimbje të tillë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al