9 Qershor, 2021

Policia angleze bëhet objekt talljesh në rrjetet sociale, pasi merr karrotrecin për të sekuestruar një skuter elektrik


Policia angleze është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, pasi kishte marrë një karrotrec për të sekuestruar një skuter elektrik.

skuteri

Mësohet se foto u publikua fillimisht nga vetë policia, e cila pasi kishte marrë një mesazh në Facebook, vendosi të sekuestrojë mjetin me peshë vetëm 45 kg, ku fare mirë mund ta kishte futur në bagazhin e një makine të vogël.

Shpenzojnë paratë kot. Kërkojnë kamionin për të tërhequr një mjet aq të vogël. Përveç kësaj, shtojnë ndotje dhe trafik në rrugë për një skuter”, shkruajnë qytetarët në Facebook.

Pati edhe komentues ironikë: “Nuk gjetën dot një më të madh? Ai skuteri po rri ngushtë aty ku e kanë vënë”.

Policia e West Mercia nuk lejon përdorimin e skuterit në rrugë ose në vende publike, për shkak se, sipas tyre, një mjet i tillë nuk plotëson kushtet e sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al