20 Qershor, 2022

“Po ka*i po”/ Vazhdon telenovela Tani-Iliri, koreografi publikon bisedat: O dështak, unë të… (FOTO)


Ilir Shaqiri dhe Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku diskutonin dhe kërcenin shumë së bashku, por raportet mes tyre janë prishur pas daljes dhe në ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Dritan Brama ka postuar në Instagramin e tij një screenshot nga një bisedë private me Ilir Shaqirin, ku bie në sy fjalori i përdorur nga balerini.
“Po ka*i po,”- ka shkruar Iliri, ndërsa Tani krahas kësaj fotoje i drejtohet Top Channel: “Ky është fituesi i @bigbrotheralb_vip dhe çfarë gjuhe përdor.”

Por, Tan Bramës nuk i del e keqja me kaq. Ai  ka postuar një tjetër Instastory ku ndër të tjera i drejtohet Ilirit duke i thënë që në Big Brother e ka shpëtuar Donaldi jo ai.

“Ça nderi më ke bërë te @bigbrotheralb_vip ti o dështak se sa u futa unë të bëra me lëviz se kishe zënë ndryshk. Mbështetjen e kisha nga Donaldi që më shpëtoj në zinxhir e jo nga ty. Ti shpëtove tenistin apo e harrove? Shko kap ndonjë peshk se atë din të bësh më mirë,”-shkruan Tani duke i bërë tag edhe Ilir Shaqirit.

Ju kujtojmë që e gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Ndërkaq, Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al