20 Qershor, 2022

“Po jetoj jetën time më të mirë”/ Shakira ka zgjedhur t’i përgjigjet Piques në një mënyrë origjinale


Ndarja e Shakirës me Pique vazhdon të jetë një temë shumë e përfolur dhe ndonëse nuk ka shumë deklarata nga vetë ata, duket se po krijohet një klimë e një lufte të ftohtë, në të cilën po ndodhin ngjarje mjaft të rëndësishme nga jeta e tyre.

Së fundmi këngëtarja latine ka vendosur që nëpërmjet këngës sërish t’i drejtohet futbollistit të njohur. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Don’t you Worry”.

“Mos u shqetëso,”-thotë Shakira që në fillim të këngës. “Ndihem shumë e gjallë, po jetoj jetën time më të mirë,”-vijon më tej autorja e hitit “Waka Waka”.

Shakira and Gerard Piqué split up after 11 years together | EW.com

Ju kujtojmë që nuk është hera e parë që Shakira zgjedh t’i përgjigjet tradhtisë se Piques me këngë. Një muaj më parë ajo publikoi “Te felicito” (të përgëzoj), ku tregonte përjetimin e saj pas ngjarjes.

“Më paralajmëruan por nuk i dëgjova, e kuptova që dashuria jote ishte fallco,”-dëgjohet të thotë Shakira në këngë. “Mos më thuaj që të vjen keq, sepse të njoh dhe e di që gënjen,”-ishte një tjetër frazë dedikuar mbrojtësit të Barçes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al