24 Shkurt, 2023

“Po i lutem në gjunjë”/ Çfarë po i kërkon me kaq ngulmim Luizi “Vëllait të Madh”?


Luiz Ejlli ka treguar se është duke pritur momentin që Vëllai i Madh t’i dërgojë në shtëpin e “Big Brother VIP” zarfin e kuq.

Këngëtari duket se e ka kërkuar disa herq që t’i jepej mundësia për të dërguar tre banorë në nominim, emra të cilët i ka përmendur dhe më parë, Olta Armaldo dhe vetja e tij.

Teksa po bisedonte me Nitën dhe Kristin, duke qeshur ai u shpreh se e kërkon aq shumë atë zarf sa që është i gatshëm t’i ulet produksionit në gjunjë. Më tej Luizi shtoo se në momentin që do i vijë zarfi në dorë, do e grisë menjëherë.

“Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë”, tha këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al