16 Mars, 2022

Aktori i njohur, Pierce Brosnan ka një pëgjigje për ata që kritikuan peshën e gruas së tij dhe na tregon se çfarë është dashuria e vërtetë


Stereotipet dhe paragjykimet e shoqërisë kanë ndikim edhe tek të famshmit. Këtë herë, ishte bashkëshortja e dashur e Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith. Keely, nëna e 2 fëmijëve, u gjykua shumë nga ndjekësit. Por Brosnan e mbrojti gruan e tij dhe u bë një hero i jetës reale.

Ish-James Bond (1995), Pierce Brosnan, ka qenë i martuar me Keely Shaye Smith që nga viti 2001. Pierce u takua me Keely kur ai kishte humbur gruan e tij të parë, një aktore australiane të quajtur Cassandra Harris, nga kanceri.

Çifti i famshëm është i martuar për më shumë se 20 vite. Ata u martuan në vitin 2001 me një ceremoni martese shumë private. Që atëherë, Pierce ka qenë i njohur se është jashtëzakonisht i dashuruar me gruan e tij. Me një qëndrim të vendosur, ai i tregoi edhe një herë botës se çfarë është dashuria e vërtetë.

Një faqe shpërndau një foto të vjetër të Pierce dhe gruas së tij duke pozuar buzë detit, së bashku me një version aktual të tyre, duke vënë në dukje ndryshimin në trupat e çiftit, duke thënë: “Këta jemi ne”. Edhe pse postimi u hoq, Pierce iu përgjigj fyerjeve në lidhje me  gjykimet për format e trupit të gruas së tij.

Brosnan u përgjigj duke thënë: “Unë e dua fort çdo ndryshim të trupit të saj”, në lidhje me gruan e tij të dashur.

Pierce shtoi se Keely-t iu ofrua të bënte një operacion për të ulur peshën e saj: “Por unë e dua fort çdo ndryshim të trupit të saj. Ajo është gruaja më e bukur në sytë e mi.”

Ai e donte për shkak të cilësive që ajo ka si person dhe kjo dashuri e tij u zgjerua pasi u bë baba i kujdesshëm i 2 fëmijëve të tyre së bashku. Pierce është krenar për gruan e tij dhe, sipas fjalëve të tij , “Unë gjithmonë kërkoj të jem i denjë për dashurinë e saj”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Pierce Brosnan shfaqte dashurinë e tij ndaj gruas së tij në publik. Kjo nuk është hera e parë që aktori tregon dashurinë ndaj gruas së tij. Në përvjetorin e tyre të njëzetë, ai ndau një shënim dashurie, duke thënë: “Dashuria ime rritet përgjithmonë me ty“, ndërsa Keely u përgjigj: “Ende i njëjti! Faleminderit për dhuratën e dashurisë dhe miqësisë që më ke dhënë. Bota është më e bukur me ty brenda saj!”

Kjo na tregon  se sa unike është marrëdhënia e tyre. Dashuria ka qenë e shenjtë për Pierce Brosnan për shkak të fëmijërisë së tij të vështirë.  Pastërtia e dashurisë së tij ndaj Keely-t vjen nga keqtrajtimi që ai mori kur ishte fëmijë ose mungesa e një figure babai teksa rritej.

Kjo e bëri atë të vlerësonte atësinë dhe të kishte rrënjë më të forta familjare, ndërkohë që zgjodhi të fokusohej në të ardhmen e tij në vend që të ndalej në të kaluarën e vështirë. Nëse jeni një nga ata fëmijë që keni pasur vështirësi në rritje, dijeni se Pierce Brosnan ka të njëjtin fat dhe dëshmon se nuk përcakton se kush jeni apo kush do të bëheni kur të rriteni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al