14 Prill, 2022

Përveç asaj që dimë të gjithë, Kim Kardashian ka një llogari private në Instagram dhe ja çfarë ndjek


Kim Kardashian është një nga njerëzit më të famshme në botë, njëkohësisht edhe ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale. Ajo numëron rreth 300 milion ndjekës vetëm në Instagram. Mirëpo, Kim ka zbuluar se ka krijuar një llogari false për të ndjekur vetëm miqtë e saj, fansat dhe faqet e modës.

41-vjeçarja ka zbuluar së fundmi se i pëlqen të mbajë lidhje me miqtë e saj dhe llogaritë e fansave por këtë e bën përmes një adrese të rremë dhe jo llogarisë zyrtare. Në një intervistë me Amanda Hirsch në podkastin “Not Skinny But Not Fat”, Kim rrëfeu se e kishte ndjekur nga llogaria e saj e fshehtë.

“Unë të ndiqja nga llogaria ime e fshehtë dhe më pas mendova ‘nuk shkoj aq shpesh tek ajo llogari dhe e dua vetëm në llogarinë time zyrtare’. Unë kisha një adresë false, që ishte si një Instagram i vërtetë dhe ndiqja vetëm vajza që postonin gjëra të çuditshme dhe thashë, ‘Kjo është kaq jo normale, nuk dua të jem në këtë gjë’. Por më pas më duhej një Instagram i rremë dhe shoqja ime Lala e kishte një të tillë, kështu që përdora llogarinë e saj dhe s’ia ktheva më. Thjesht për të ndjekur njerëzit, si llogaritë e fansave, ose gjërat e modës …”

Kim më parë ka zbuluar se mund të fitojë më shumë para në Instagram, duke promovuar produkte te ndjekësit e saj, sesa ka fituar ndonjëherë me reality shoë-n, ‘Keeping Up With the Kardashians’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al