9 Shkurt, 2023

Përse nuk hyn në “BBVIP”? Ish-konkurretja e “Për’puthen” habit me përgjigjen e saj: Kanë frikë se mos i digjen…


Shqipe Hysenaj ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara në ”Për’puthen”, ku ka shprehur dhe më herët dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ajo ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj të cilët e kanë pyetur se përse nuk është bërë pjesë e shtëpisë së famshme.

Shqipja u shpreh se asaj nuk i ka ardhur ndonjë ftesë as nga “BBVA” as nga “BBVKS” ku shtoi se ‘produksioni ka frikë se mos të gjitha klikimet i shkojnë asaj’.

“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i shqpërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkroi ish-konkurrentja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al