7 Dhjetor, 2020

“Përpiqem ta kontrolloj shumë veten”- Ronela Hajati flet për dashurinë dhe zbulon se në të ardhmen dëshiron të jetë nënë e një…


Ronela Hajati së fundmi zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku ju përgjigj disa pyetjeve që ata i drejtuan.

ronela hajati (2)

Pas ndarjes nga Young Zerka, nuk kishte si të mungonin edhe pyetjet në lidhje me jetën e saj private.

Në dashuri, merr apo jep më shumë?”- iu drejtua një nga ndjekësit.

ronela hajati (4)

Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal,”- iu përgjigj Ronela.

ronela hajati (5)

Ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për raportin me fëmijët dhe zbuloi se do dëshironte që në të ardhmen të ishte nënë e një fëmije.

Fëmijët i dua shumë! Personalisht duke e njohur veten sa e çmendur mund të bëhem kur të bëhem prind, dua vetëm një! Djalë mundësisht!,”- zbuloi ajo.

/Panoramaplus.al

ronela hajati (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al