1 Dhjetor, 2017

Përmbytjet/FNSH shpëton jetën e Eranda Libohovës, Kastriot Tushës dhe Kejsi Tolës


Përmbytjet masive që përfshinë vendin kanë prekur edhe Fushë-Krujën, ku janë evakuuar dhjetëra familje. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë me helikopter në Derven, ndërkohë që Albeu.com shkruan se ditën e sotme në orën katër të mëngjesit, ata kanë arritur të shpëtojnë edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Eranda Libohova, Kejsi Tola dhe tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha.

 

Makina e Eranda Libohovës është zhytur thellë në ujë duke rrezikuar edhe jetën e këngëtarëve të cilët fatmirësisht kanë marrë ndihmën e nevojshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al