12 Maj, 2022

Performancë pozitive dhe seksi/ Media e njohur britanike shkruan për skualifikimin e Ronela Hajatit nga Eurovision: Ishte befasi


Të martën mbrëma mezi e pritëm. Të gjithë u grozhduam para televisionit për të ndjekur performancën e përfaqësuesës sonë në Eurvision, Ronela Hajatit.

Mirëpo nuk shkoi siç ne e prisnim, pasi Ronela nuk arriti të merrte një biletë për finale e madhe të kompeticionit evropian, pavarësisht performimit të saj të zjarrtë. Të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që kanë reaguar pas skualifikimit të saj. Madje edhe kudo në rrjet kjo u konsiderua si një padrejtësi.

Jehona e Eurovision dhe e moskualifikimit të Ronelës ka arritur deri në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi ka qenë media e mirënjohur britanike “Metro” e cila ka folur mbi gjysëmfinalen e parë të Eurovision dhe për skualifikimin e Ronela Hajatit. Ato e kanë konsideruar si befasi gjithçka ndodhi.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati mori një përgjigje të ngrohtë nga shikuesit në shtëpi, ku shumë vlerësuan performancën e saj pozitive dhe seksi.

Por me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për të bindur votuesit pasi ajo nuk fitoi një vend në 10-shen e fundit,”- shkruan Metro në shkrimin e tyre.

Ju kujtojmë që një ditë më parë në një postim në Instagram Ronela ka publikuar një screenshot që tregon se performanca e saj e mbrëmshme ka rreth 1 milionë klikime. Dhe një video nga një club në Itali ku ka shkuar mbrëmë pas Eurovisionit për të pirë dhe harruar por është përballur me një surprizë të këndshme. Të gjithë të pranishmit kanë nisur të duartrokasin dhe brohorasin emrin e saj teksa Ronela ka shpërthyer në lot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! JU DUA“-shkruante ajo.

Performanca e këngëtares shqiptare në gjysmëfinalen e “Eurovision Song Contest” është më e klikuar në YouTube nga nata e parë, pas “Stefania” të grupit Kalush Orchestra, përfaqësues të Ukrainës. Ronela ka arritur të bëjë për vete shumë njerëz që e kanë mbështetur vazhdimisht edhe online dhe janë shprehur të zhgënjyer për moskualifikimin e saj. Videoja e performancës së saj numëron mbi 1 milion klikime deri tani, ku kanë kaluar vetëm 24 orë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al