25 Nëntor, 2022

Përdhunoi tre vajza në rezidencën e tij, dënohet me 13 vite burg ish-anëtari i grupit të njohur korean


Gjykata kineze në Pekin ka dënuar yllin e popit kinezo-kanadez Kris Ëu, i njohur gjithashtu si Wu Yifan, me 13 vite burg pas akuzave për abuzim seksual.

Wu u bë i famshëm si një nga anëtarët e grupit popullor koreano-kinez pop EXO, më pas ai vazhdoi karrierën e tij solo pasi u largua nga grupi në 2014.

Gjykata Popullore e Qarkut Chaoyang në Pekin deklaroi se midis nëntorit 2020 dhe dhjetorit 2020, këngëtari përdhunoi tre vajza në rezidencën e tij, gjatë kohës që ato nuk ishin të vetëdijshme për shkak se ishin nën efektin e alooklit.

Gjykata e dënoi Wu-në për dy akuza – përdhunim dhe grumbullim të një turme për t’u përfshirë në aktivitete të shthurura dhe e dënoi atë me 13 vite burg.

Për herë të parë, ai u arrestua nga policia në korrik 2021 në kryeqytetin kinez, pas një  zhurme që u krijua në në internet mbi akuzat për sulm seksual kundër tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al