7 Dhjetor, 2018

Përbërësi natyral që i sjell përfitime të shumta shëndetit…


Është një nektar që përdoret shumë në kuzhinë, i pasur me vlera terapeutike dhe përfitime për shëndetin tonë: mjalti duhet të jetë pjesë e dietës sonë të përditshme. Më poshtë sugjerojmë 8 përfitime të pabesueshme të mjaltit, të cilat mund të përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen shpirtërore.

Rrit energjinë – Një studim i SHBA tregoi se, ndryshe nga karbohidratet tjera, mjalti nuk shkakton një rënie të sheqerit në gjak pas pikës fillestare. Për më tepër, ai mund të përmirësojë fuqinë dhe shpejtësinë midis atletëve. Mjalti është një ushqim shumë i dobishëm për ata që praktikojnë sporte.

Djeg yndyrën – Marrja e një lugë çaji mjalti para se të shkoni për të fjetur mund të na ndihmojë të djegim yndyrën, pasi ai mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të zvogëlojë hormonet e stresit.

Trajton plagët – Mjalti ka veti të mëdha antibiotike dhe nëse aplikohet drejtpërdrejt në plagë, mund të ndihmojë në përshpejtimin e trajtimit.

Kundër kollës – 2 lugë mjaltë 30 minuta para se të shkoni për të fjetur mund të lehtësojë kollën e natës, duke bërë që të flemë më mirë.

Kundër të përzierave – Kur kombinohet me limon, mjalti është një ilaç i shkëlqyer kundër të përzierave. Kjo ndihmon veçanërisht gratë shtatzëna.

Ul tensionin e lartë – Mjalti përmban një karbohidrat të quajtur oligosaccharide, i cili ka veprim antioksidant dhe mund të ulë presionin e gjakut.

Lufton zbokthin – Vetitë antibakteriale dhe antifungale të mjaltit e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyeshëm kundër zbokthit dhe dermatitit seborrheik. Aplikoni mjaltin e holluar në ujë të ngrohtë drejtpërdrejt në lëkurën e kokës, duke e masazhuar dhe duke e lënë të veprojë për rreth 30 minuta.

Lufton pagjumësinë – Kur kombinohet me kripë Himalayan, mjalti mund të stimulojë gjumë të thellë. Ky ilaç redukton kortizolin, hormonin e stresit, duke na bërë të flemë më lehtë. Përzieni 5 lugë mjaltë me 1 lugë çaji kripë Himalayan dhe ruajeni në një kavanoz. Para se të flini, vendosni nën gjuhë një lugë çaji të këtij ilaçi. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al