25 Maj, 2019

Për të zbuluar lidhjen e tyre, gazetari pranon se ka ndjekur Fatmën dhe Alfion deri në Skrapar


Për të zbuluar lidhjen e moderatores Fatma Methasani me shefin e kuzhinës, Alfio Rrotani, një gazetar i medias rozë duket se ka shkuar shumë larg.

21-vjeçari Ronaldo Sharka tregoi tek emisioni “Late Night Show”, se për të patur ekskluziv lajmin asokohe të pazbuluar të lidhjes së çiftit, i ka ndjekur nëpër lokalet ku shkonin bashkë.

Madje Ronaldo ka shkuar deri në Skrapar ku ata shkonin për pushime sportive, dhe ka siguruar fotografitë se ishin bashkë.

Thashethemet se ata janë bashkë kanë nisur rreth dy vite më parë, por Fatma dhe Alfio e pranuan vetëm në tetor vitit të kaluar, teksa publikuan foto bashkë në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al