13 Dhjetor, 2019

Për shkak të seksit të mahnitshëm me dashnoren, e kam të vështirë të bëj dashuri me gruan time


seks

Një grua mahnitëse ka hyrë në jetën time dhe seksi me të ishte i mrekullueshëm. Por tani e kam problem të bëj dashuri me bashkëshorten time.

Unë jam 36 vjeç dhe bashkëshortja ime 34. Kemi qenë së bashku për 10 vite dhe kemi dy fëmijë së bashku, një djalë dhe një vajzë.

Udhëtoj shpesh për shkak të punës sime si menaxher projektesh dhe kthehem në shtëpi për 2 ditë në dy javë.

Në një farë mënyre, distanca ishte deri diku gjë e mirë pasi seksi me gruan time ka qenë gjithmonë i shkëlqyer sa herë që kthehem.

Por të punuarit larg më ka njohur me gra të tjera, diçka për të cilën nuk jam krenar.

Tani kur kthehem në shtëpi e kam të vështirë të bëj seks me bashkëshorten dhe jam i sigurt që ajo e ka vënë re, megjithëse nuk ka thënë akoma gjë rreth kësaj.

seks1

Kjo lidhet me faktin se kam takuar gruan më të bukur që ka hyrë ndonjëherë në jetën time përmes punës.

Ajo punon në kompaninë ku punoj edhe unë.

Më bëri për vete që në momentin kur filloi të fliste me mua, është vetëm 28-vjeç.

Nuk mund ta besoj që kjo grua e re më dëshiron mua.

Ne u takuam për pije por atraksioni ishte shumë i fortë dhe kaluam në aksion në dhomën e gjumit, që ishte fantastike.

Unë e dua bashkëshorten time por vërtet nuk dua ta lë këtë vajzë të ikë akoma.

Unë nuk mund t’i rezistoj shtratit të saj. Por e di që do bëhet problem për martesën time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al