25 Korrik, 2022

“Për herë të parë pa ty!” Pse Olsi Bylyku nuk e shoqëroi Eglin në fluturim e saj të fundit?


Partnerja e Olsi Bylyku, Egli Tako, ka treguar në rrjetet sociale se për herë të parë po udhëton jashtë vendit pa aktorin.

Ajo ka postuar një foto në Instastory ku shihet në avion dhe krah saj ka shkruar: “Udhëtimi i parë pa ty!”- duke etiketuar Olsin dhe duke e shoqëruar me një emoji të përlotur. Nuk dihet se përse Olsi nuk ndodhet pranë partneres së tij, ndoshta për shkak të angazhimeve, ose prej gjendjes shëndetësore.

Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për aktorin e humorit, i cili ka përfunduar në spital.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory ku shfaqej në spitali me dy vigonët e serumeve në duart. “I fortë”- shkroi ai krahas fotos, duke mos dhënë asnjë detaj rreth arsyes dhe problemit shëndetësor që ka pasur.

Megjithatë pak ditë më parë, ai është larguar nga spitali. Me anë të një statusi të postuar po në Instagram, ai shprehej i emocionuar me mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga ndjekësit e tij, duke i quajtur “kura më e mirë në botë”, ndërsa i siguron që është shumë mirë. Në fund aktori e mbyll duke thënë se do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit “më fuqishëm se kurrë”.

Betohem në Zot se mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okay. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”– shkruante Olsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al