22 Prill, 2019

Patrisi publikon foton me Tunën, veprimi i Robertit i habiti të gjithë


Pas një pune të gjatë për realizimin e albumit dhe koncertin e Tuna Sejdi, duket se këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, tashmë kanë pak kohë të lirë për relaks.

Ditën e sotme, Patrisi ka publikuar në llogarinë e tij ë “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me Tunën dhe djalin 2-vjeçar, Tian.

Të veshur sportiv dhe të buzëqeshur, treshja e famshme ka pozuar para aparatit fotografik.

Fotografia mori shumë pëlqime dhe komente të bukura. Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen në këtë foto, është se vëllai i Patrisit, Rober Berisha e ka pëlqyer atë.

Kujtojmë se Roberti dhe Tuna nuk kanë marrëdhënie të mira dhe sherri mes tyre ka marrë një vëmendje të madhe, edhe si pasojë e deklaratave të shumta që ata kanë bërë në intervista të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al