18 Nëntor, 2022

Pasi zbuloi pak nga shtëpia e “Big Brother VIP 2”, Arbana Osmani ‘ngacmon’ sërish ndjekësit me detaje nga spektakli i shumëpritur


Edhe pse nuk ka ende një datë konkrete për fillimin e “Big Brother Vip 2”, Arbana Osmani po ndan së fundmi me ndjekësit e saj disa detaje nga përgatitjet e spektaklit të shumëpritur.

Së fundmi moderatorja ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj. Arbana ndau një foto ku shihet duke mbajtur në duar dy zarfe: një të kuq dhe një të zi, të cilat përdoren për t’i surprizuar banorët me një lajm të mirë apo të keq.

“Lajm i mirë apo lajm i keq”- shkroi moderatorja krahas postit.

Sakaq, Arbana ndau për ndjekësit dhe disa pamje të një ambienti në të cilën po bëhen punime dhe pse të gjithë mendojnë se janë pamjet e shtëpisë, moderatorja nuk zbuloi asnjë detaj më shumë.

Kujtojmë se Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-shoët “Big Brother Vip.”

Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet  se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”

“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al