16 Qershor, 2023

Pasi zbuloi detaje nga njohja e saj me Ronaldon, Georgina Rodriguez padit për shpifje ish-kolegun e saj dhe kërkon dëmshpërblim të lartë


Modelja e njohur Georgina Rodriguez së fundmi ka ngitur një padi për ish-kolegun e saj Pablo Bone me të cilin ajo ka punuar në një dyqan ‘Gucci’ përpara se të njihej me bashkëshortin e saj aktual, futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.

Dy muaj më parë Pablo ka publikuar një seri videosh në TikTok, ku ka treguar një version të kundërt me atë të modeles për takimin e parë të çiftit.

Ajo pohonte se takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë, por ish-koleg, Pablo tregoi se historia e saj nuk është aq reale sa mund të duket.

“Kam punuar me Georgina Rodriguez në Guçi rreth dy muaj apo më shumë para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ne përkoim disa herë duke punuar në dyqan, ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve, unë e kisha parë tashmë Cristiano disa herë në dyqani para se të takoheshin dhe, të them të drejtën, ka shumë gjëra që u thanë për Cristiano dhe Georgina”, filloi ai.

“Siç e dinë të gjithë nga seriali i Georgina, ata u takuan kur Cristiano po hynte në dyqanin Gucci me disa miq dhe djalin e tij ndërsa ajo po ecte drejt derës, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për të parë tek ai sepse ai është një burrë super i gjatë dhe ky lloj klienti kujdeset vetëm nga menaxherët e dyqanit. Ajo ishte gjithmonë në kërkim për të goditur në kohën e duhur.”– tha Pablo më përpara.

Mirëpo pas këtyre deklaratave të bëra kundrejt ish-koleges, Pablo tregoi për “EL ESPAÑOL”se katër ditë më parë ai kishte marë një njoftim nga gjykata ku akuzohet për shpifje saj Rodriguez.

Ndër të tjera Pablo rrëfeu se ai kishte dëshmitarë që vertetojnë se ai dhe modelja kanë punuar së bashku.

“Jam nervoz, por jam gjithashtu i sigurt, sepse kam një dëshmitar që ka punuar me ne”, – thotë Bone.

Më vonë gjatë bisedës, Pablo Bone tregoi se ka tentuar të kontaktojë me Georgina Rodriguez-in pasi ka mësuar për paditjen nga ajo, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërsa lidhur me masën e dëmshpërblimit të kërkuar nga Georgina Rodríguez, Pablo Bone se është shumë e lartë, por avokatët e kishin këshilluar të mos e bëj publike.

Është shumë e lartë. Avokatët e mi më këshilluan të mos e zbuloja shumën”, u shpreh Pablo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al