16 Mars, 2022

Pasi u njohën në ‘Instagram’, 22-vjeçarja torturon brutalisht dhe kërcënon të riun në këmbim të 100 mijë dollarëve


Valerie Rosario, një e re në moshën 22-vjeçare dyshohet se ka joshur qëllimisht një 24-vjeçar nëpërmjet Instagramit dhe më pas e ka torturuar brutalisht.

Ngjarja ka ndodhur në Marble Hill, Bronx. Sipas New York Post,  Valerie Rosario, ka sjellë të riun në banesën e saj ku më pas e ka torturuar së bashku me një grup të tjerësh, ndërkohë që fliste në telefon me familjarët e tij duke iu kërkuar një shumë prej 100.000 dollarësh.

Torturat nisin që nga vendosja e viktimës në banjë, ku ai është spërkatur me lëndë ndezëse përpara se të digjej dhe të torturohej me armë të ftohta.

Rosario, e cila jeton në Lower East Side të Manhattan-it me nënën dhe vëllain e saj, dyshohet se krijoi skemën e kurthit në Instagram  dhe e bindi ‘të huajin’ të shkonte në një adresë në Marble Hill në Bronx në orën 1 të mëngjesit më 7 shkurt.

Dyshohet se ajo e zgjodhi viktimën pasi vuri re se ai shpesh nxirrte para në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ajo e loshi dhe i sugjeroi që të lidheshin.

Sipas prokurorisë së Manhatanit, 24-vjeçari në fillim u lidh për të mos lëvizur dhe më pas rrëmbyesit e detyruan atë të telefononte me kamer vëllain e tij për t’i kërkuar 100.000 dollarë që të lirohej.

Policia ishte në gjendje ta gjurmonte dhe të gjente trupin e të riut rreth 24 orë më vonë. Ai u gjet i lidhur në pjesën e pasme të një furgoni dhe mezi merrte frymë, sipas New York Post Ende nuk është dhënë asnjë përditësim i mëtejshëm për gjendjen e tij shëndetësore.

Prokurorët përshkruajnë Rosarion si një grua mashtruese nga Loëer East Side dhe kanë dhënë detaje të incidentit të tmerrshëm që ndodhi në fillim të muajit të kaluar.

Sipas dokumenteve zyrtare, viktima mbërriti në adresën në Marble Hill Avenue në Bronx. Tortura filloi menjëherë më pas me një nga një grup prej tre burrash që e rrahën fillimisht me pistoletë.

Rosario, së bashku me grupin e saj dyshohet se më pas e kanë zhveshur viktimën, ‘e kanë vendosur në një vaskë, kanë derdhur lëndë të ndezshme mbi të dhe e kanë ndezur në flakë’.

Detyaje të tjera nga dokumentet e gjykatës thonë se 24-vjeçari gjithashtu u torturua me thikë dhe u godit në gjymtyrë.

Pas shumë orësh torturash, rrëmbyesit e zhvendosën viktimën në një vend tjetër në mënyrë që ai t’i bënte një telefonatë FaceTime vëllait të tij.

Vëllai i tij mund ta shikonte viktimën duke u prerë me thikë, ndërsa anëtarët e grupit bënin kërkesën për shpërblim, tha Ndihmës Prokurori i Qarkut Andreë Kluger në Gjykatën Penale të Manhatanit.

“Na jep njëqind mijë dollarë ose do ta vrasim”, i tha rrëmbyesi vëllait të tmerruar të 24-vjeçarit.

Një nga bashkëpunëtorët e dyshuar, Javier Vargas, u gjurmua nga policia në një adresë të Queens, ku më pas u gjet trupi i viktimës jashët në një furgon.

Dokumentet e gjykatës të parë tregojnë se një thikë u gjet brenda furgonit.

Viktima ishte ‘mbështjellë në një batanije dhe ishte i lidhur me një shirit që ia mbulonte edhe gojën’, thuhet në dokumente.

Burri u dërgua në spital ku u trajtua për djegie të shumta dhe plagë me thikë në fytyrë, trup, shpinë dhe këmbë, sipas denoncimit.

Në Gjykatën Penale të Manhatanit, avokati mbrojtës i Rosarios kërkoi që ajo të mbahej pa kusht.

Gjykatësi Soma Syed ra dakord që duke pasur parasysh natyrën e rëndë të krimit, Rosario të mbahet në paraburgim.

Avokati i saj mbrojtës kërkoi që ajo të lirohej duke vënë në dukje se ajo jetonte me nënën dhe vëllain e saj ndërsa punonte me kohë të plotë në zyrën e një dentisti.

“Znj. Rosario mohon të gjitha akuzat që janë ngritur kundër saj”, tha avokati mbrojtës Raymond Loving të hënën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al