7 Dhjetor, 2020

Pasi Tuna ndryshoi mbiemrin e djalit në rrjete sociale, Patris Berisha konfirmon ndarjen nga këngëtarja? Ja veprimi i tij që ngriti edhe më shumë dyshime


Tuna Sejdi dhe Patris Berisha u kthyen në kryefjalën e mediave së fundmi, pasi disa detaje të vogla kanë ngritur dyshimet se dyshja është ndarë.

tuna sejdi, patris berisha (2)

Tuna ndryshoi mbiemrin e të birit, Tianit, në llogarinë që i ka hapur në Instagram, duke e kthyer nga Berisha në Sejdi.

tuna sejdiu patris berisha (14)

Për më tepër, këngëtarja hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që i vogli ndjek në Instagram, të cilët janë vetëm gjashtë.

tuna sejdiu patris berisha (12)

Së fundmi reagoi edhe Patrisi, duke publikuar në Instagram një video, ku shfaqej bashkë me djalin duke u puthur e duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

Por, krahas saj, ai shkruante “Tian Patris Berisha”, duke i treguar të gjithëve se djali i tij do të mbajë gjithnjë këtë mbiemër, pavarësisht nëse është bashkë apo jo me nënën e tij, Tunën.

tuna sejdiu patris berisha (11)

Pak ditë më parë “Prive” raportoi se Tuna është kthyer në vendlindjen e saj, në Shkup, ku po jeton bashkë me djalin në një apartament.

tuna sejdiu patris berisha (2) tuna sejdiu patris berisha (4) tuna sejdi, patris berisha (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al