3 Maj, 2024

Pasi tregoi se kanë debatuar, Graciano Tagani flet për Argjira Spancën: Kemi 6 vite lidhje, s’më le kurrë në baltë! Ajo do të vijë…


Balerini Graciano Tagani mëngjesin e sotëm ka folur për partneren e tij, Argjira Spanca në “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon, konkurrenti tha që Gjira nuk e le atë kurrë në baltë dhe do të vijë ta takojë atëherë kur duhet, gjë që sipas balerinit ajo e di shumë mirë.

E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në “BBV” sepse është shumë i qetë  dhe nuk ka asnjë lloj maraku.

“Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…”- iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.

 

Pjesë nga biseda:

Graciano: Gjira kam përshtypjen do vijë atëherë kur duhet, dhe ajo e di mirë kur duhet. E di mirë që ajo s’më le kurrë në baltë

Egla: Sa vjet keni bashkë?

Graciano: Gjashtë

Egla: Hadje Gjira hajde se ky kërcen si karkalec

Graciano: Kam qenë shumë mirë emocionalisht edhe jam duke e shijuar. Jam shumë i qetë. Nuk kam asnjë lloj meraku

Egla: Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…

Graciano: E pata një…

Egla: Ndjeheshe

Kujtojmë që pas rifutjes së Gracianos për herë të dytë në “BBV” në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e tij me Argjirën është krisur.

Ka qenë vetë balerini që konfirmoi lajmet gjatë një bisede me Françeska Muratin, duke treguar se ai ka pasur një debat me partneren para se të futej në “BBV”, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al