12 Korrik, 2022

Pas shkëputjes së marrëdhënies me Ron Zaitin, Semi Jaupaj shfaqet me ndryshimin drastik në look (FOTO)


Semi Jaupaj është përfolur gjatë në media, fillimisht për përfshirjen në historinë e dashurisë Bora-Donald dhe më pas për romancën me këngëtarin Ron Zaiti.

Por së fundmi Semi ka marrë vëmendje me diçka tjetër. Këngëtarja është shfaqur me një ndryshimm drastik në look-un e saj.

Semi publikoi një foto të saj në Instastory, ku i ka pyetur ndjekësit e saj dhe u ka kërkuar mendimin e tyre nëse duhet ti presë flokët apo jo. Dhe me sa duket ndjekësit e saj e kanë mbështetur për këtë ndryshim dhe vetëm pak më parë Semi ka postuar një foto me pamjen e re.

Kujtojmë se pak javë më parë është publikuar “All Your Lovin”, bashkëpunimi mes Semit dhe Ronit, e cila ndezi dyshime se mes dyshes mund të ketë lindur një romancë.

Teksa dy protagonistët zgjodhën të heshtin, burime për “Prive” konfirmojnë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehen se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al