11 Shtator, 2021

Pasi mësoi se e dashura e tradhtoi, 22-vjeçari i “dëshpëruar” të dijë se cili është mashkulli që “i mori mendjen”! Ja çfarë i thotë ajo


Të mësosh nga dikush tjetër se partneri të ka tradhtuar, nuk është aspak një situatë e këndshme. Kjo i ndodhi një 22-vjeçari, e dashura e të cilit e tradhtoi me një mashkull tjetër.

trradhti

Sipas rrëfimit që ka bërë për “Dear Deidre” të “The Sun”, ai zbuloi se gjithçka e kishte mësuar nga shoqja e ngushtë e të dashurës së tij, e cila njëkohësisht është edhe një mikeshë e mirë për të. Por tashmë që i ka dhënë një shans të dytë të dashurës, ai është fiksuar dhe dëshiron të dijë se me kë e ka tradhtuar. Ja rrëfimi i plotë:

E dashura më tradhtoi dhe pas disa kohësh po përpiqemi të rregullojmë marrëdhënien tonë, por po çmendem pasi ajo nuk më thotë me kë ka bërë seks.

Ne jemi të dy 22 vjeç dhe kemi qenë së bashku për tre vjet që nga kolegji. Muajin e kaluar, ajo filloi të sillej shumë ftohtë. Pastaj, një mbrëmje, shoqja e saj e ngushtë, me të cilën kam një raport shumë të mirë, më tha të kontaktoja të dashurën time.

E dashura u befasua kur shoqja e saj më tha se ajo kishte diçka për të më thënë. Sytë e saj u mbushën me lot dhe në fund pranoi se kishte bërë seks me një djalë tjetër, por shtoi se tani kishte marrë fund.

Ajo dukej shumë e penduar. Në fillim, tha se vetëm ishin puthur, por shoqja e saj e shtyu të ishte e sinqertë, dhe pranoi se kishte fjetur me të. Aa ajo e as shoqja e saj nuk më tregojnë se kush është mashkulli me të cilin më tradhtoi.

Unë u ndava me të, por pas disa javësh, kuptova se më mungonte dhe pranova t’i jepja një shans tjetër. Problemi është se ajo ende nuk do të më tregojë me kë kishte lidhje.

Ajo dëshiron ta lërë atë në të kaluarën dhe të ecë përpara, dhe mendon se detajet do të më dëmtojnë më shumë dhe do ta bëjnë rikthimin tonë të pamundur.

Por duhet ta di. Unë nuk mendoj se mund ta kapërcej këtë ose t’i besoj përsëri pa të gjitha faktet. Dhe më ka bërë të dyshoj për çdo njeri që ajo njeh: miqtë, kolegët e punës, ish-të dashurit. Vazhdoj ta fotografoj me ta dhe po më çmend nga xhelozia.

I jam lutur shoqes së saj të më tregojë, por ajo thotë se është betuar për ta mbajtur sekret. A duhet të heq dorë nga ky kuriozitet që të shpëtoj marrëdhënien me të dashurën?”.

“Dear Deidre” thotë:

Të dish se kush ishte mashkulli me të cilën e dashura ju tradhtoi nuk do të ndryshojë faktin që ndodhi.

Është e kuptueshme që doni të dini se kush është ky person, por përpiquni të mos jeni të varur nga detajet. Shpjegojini të dashurës suaj se duhet ta dini me kë ju ka tradhtuar, por duke e vënë fokusin tek të kuptuarit se çfarë po shkonte keq në marrëdhënien tuaj.

Më mirë pyesni se çfarë ndryshimesh dëshiron ajo në marrëdhënien tuaj, dhe flisni me të edhe për nevojat që keni.

Nëse nuk mendoni se mund ta falni, atëherë duhet ta rimendoni nëse doni të qëndroni bashkë. Nuk ka kuptim të torturoni veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al