7 Shkurt, 2023

Pasi iu publikua video ku flitej për burrin e Oltës, Zhaklina mundohet të arsyetohet në “Prime”


Dje në media u publikua një audio-incizim, ku Zhaklina ishte shprehur se është shantazhuar nga burri i Oltës.

Zhaklina reagoi më pas duke u shprehur se kishte përdorur termin e gabuar dhe se nuk është shantazhua por burri i aktores ka dashur ta takojë, shkruan lajmi.net. Edhe në “prime” të sotëm ajo ka sqaruar situatën. Ajo ka kërkuar falje nga të gjithë personat që ka përmendur.

“Ju kërkoj falje ju dhe të gjithë ata që i kam përmendur. Unë kur kam pranuar të bëhem pjesë e këtij edicioni, kam menduar se jam e gatshme t’i bëj ballë presionit e trysnisë. Por, doli që nuk jam aq e gatshme të menaxhoj emocionet e mia. Deri sa unë jam shfryrë me një person që e konsideroja të afërt, audiot e mija janë prerë e ndryshuar.”, ka deklaruar ndër të tjerash Zhaklina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al