24 Qershor, 2019

Pasi iu bllokuan llogaritë bankare, reperja shqiptare bën postimin thumbues


Pas lajmit se prokuroria në Zvicër i ka bllokuar llogaritë bankare repers Loredana, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se përdor para kesh.

Bllokimi i llogarive bankare lidhet me hetimin për skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran. Autoritetet vendase dyshojnë se paratë e Loredanës vijnë nga burime të dyshimta.

Edhe pse reperja ka kërkuar që të mos i bllokohen llogaritë, një gjë e tillë nuk është pranuar.

Së fundmi Loredana ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa në trup ka të shkruar: “Cash only!”.

Me këtë foto, duket sikur reperja po thotë se nuk i intereson se i janë ngrirë llogaritë, por edhe mund të jetë duke paralajmëruar ndonjë projekt të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al