15 Prill, 2019

Pasi e quajti “djali biond i suedezit”, Ermali i përgjigjet Olti Currit: Përpiqu të kuptosh…


Ditën e sotme, menazheri i njohur Faton Shoshi postoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqej së bashku me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias.

Por një koment i këngëtarit Ermal Fejzullahu: “Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është!”, shkaktoi menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e konsideronin shkrimin si racist.

Pas ndjekësve, një koment vjen edhe nga blogeri Olti Curri, i cili në llogarinë e tij në “Instagram” poston foton e Fatonit ku ka komentuar Ermali.

“Ça po më shohin sytë. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshët: o bol …”, shkruan bashkëngjitur me foton Olti, duke ironizuar kështu Ermalin.

Ky i fundit ka vendosur që të reagojë në lidhje me këtë postim të blegërit. “Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, komenton Ermali në postimin e Currit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al