16 Mars, 2022

Pasi denoncoi luftën në Ukrainë, balerina e njohur ruse largohet drejt Hollandës për t’iu bashkuar trupës së baletit kombëtar


Balerina kryesuese e “The Bolshoi Theatre”, teatri historik në Moskë, e cila së fundmi denoncoi pushtimin rus në Ukrainë, është larguar nga vendi për t’iu bashkuar trupës së baletit kombëtar hollandez.

Balerina 30-vjeçare, Olga Smirnova, u shpreh javën e kaluar se ishte kundër kësaj lufte, ku gjeti edhe mbështjen e kolegeve të saj ballerina për këtë deklaratë.

Baleti Kombëtar Hollandez, ka konfirmuar për BBC këtë të mërkurë se Smirnova do i bashkohet menjëherë trupës së tyre. Ted Brabdsen, drejtori i “Dutch National Ballet”, e përshkroi 30-vjeçaren si “balerinë të jashtëzakonshme.”

“Është një privilegj që ajo të kërcejë me kompaninë tonë në Holandë, edhe nëse rrethanat që e shtynë këtë lëvizje janë tepër të trishtueshme. Megjithatë, si kompani ne jemi të kënaqur që kemi një balerinë kaq frymëzues që na bashkohet në Baletin Kombëtar Holandez.”, tha ndër të tjera ai.

Roli i saj i parë në baletin hollandez do të jetë shfaqja në klasike Raymonda, e cila do të shfaqet premierë më 3 prill në Amsterdam.

Smirnova ka delaruar më herë se njëri nga gjyshërit e saj është ukrainas, ndaj e përshkruan veten si “një e katërta ukrainase”.

Në një deklaratë në fillim të këtij muaji, balerina tha:

“Në një botë moderne dhe të ndritur, unë pres që shoqëritë e civilizuara të zgjidhin çështjet politike vetëm përmes negociatave paqësore. Nuk e kam menduar kurrë se do të turpërohem për Rusinë, gjithmonë kam qenë krenare për njerëzit e talentuar rusë, për arritjet tona kulturore dhe atletike. Por tani e ndjej se është vënë një vijë që ndan para dhe pas. Më dhemb që njerëzit po vdesin, që njerëzit po humbasin çatitë mbi kokë ose detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Dhe kush do ta kishte menduar disa javë më parë se e gjithë kjo do të ndodhte? Ne mund të mos jemi në epiqendrën e konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj katastrofe globale.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al