23 Prill, 2021

Pasi bëri publike romancën e re, ish-bashkëshorti i kërkon Kourtney Kardashian të vendosë përfundimisht nëse do të dalin më ndonjëherë bashkë


Kourtney Kardashian duket shumë e dashuruar me partnerin e ri, Travis Barker, me të cilin nuk i ndal pozat hot në rrjete sociale.

kourtney kardashian (2)

Para se të niste këtë romancë me shokun e saj më të mirë prej disa vitesh, Kardashian ka qenë e martuar me Scott Disick, me të cilin ka edhe tre fëmijë, shkruan “People”.

kourtney kardashian travis barker (4)

Së fundmi, është raportuar se në episodin e “Keeping Up With The Kardashians”, Scott së bashku me anëtarët e tjerë të familjes Kardashian, u përpoqën të bindnin Kourtney-n që ta merrte sërish në konsideratë marrëdhënien me Scott.

kourtney kardashian (4)

Ish-çifti u nda në vitin 2015, pas gati një dekade së bashku dhe janë prindër të Mason, 11 vjeç, Reign, 6 vjeç, dhe të vajzës Penelope, 8 vjeç.

kourtney kardashian (1)

Në episod, motrat e Kourtney-t, vunë re se Scott ishte xheloz për të gjatë kohës që fliste me rojën e shpëtimit që kishte punësuar për të parë fëmijët e tyre gjatë kohës që qëndronin në pishinë.

kourtney kardashian (3)

Kam pritshmëri të ndryshme për jetën tonë, mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin, por duket se kjo është e njëanshme. Ajo gjithmonë më ka thënë: ‘Dua një burrë që merr përgjegjësi përsipër, që ka para, që është i suksesshëm, që mund të kujdeset për mua dhe të mos më drejtojë gishtin për çdo gjë’.

kourtney kardashian (8)

Unë luaj rolin e një burri, Unë e trajtoj atë si gruan time, ajo flet me mua sikur të jem burri i saj. Unë bëj çmos për t’u kujdesur për të, ju e dini se çfarë dua të them. Por pastaj e kuptoj që në të vërtetë nuk bëj shumë”,- i ka thënë Scott Kim dhe Khloe Kardashian.

kourtney kardashian (3)

Unë mendoj se gjëja që më mban mua dhe Kourtney-n të lidhur është se thellë brenda nesh, e duam njëri-tjetrin,”- i tha ai Kim.

kourtney kardashian, scott disick, amelia hamlin (5)

Ndërkohë, Scott është në një lidhje me Amelia Hamlin, e cila është vetëm 19 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al