6 Shtator, 2021

Pasi Angelina Jolie zbuloi se e ka sulmuar seksualisht, reagon për herë të parë producenti përdhunues! Ja çfarë tha ai për deklaratën e aktores


Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Angelina Jolie zbuloi se Brad Pitt, ish-bashkëshorti i saj e ka detyruar të bashkëpunojë me producentin Harvey Weinstein, i cili sipas saj është një përdhunues.

harvey weinstain, angelina jolie

Pas deklaratës së aktores, ka reaguar për herë të parë producenti, i cili i ka cilësuar fjalët e Jolie-s si “të pavërteta”, shkruan “Page Six”.

Nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë përpjekje për ta sulmuar,”- tha Weinstein, sipas zëdhënësit të tij. Harvey aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim.

Është një publicitet i pavërtetë dhe i bërë për klikime. Ju jeni Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në botë, jam i sigurt, tregon interes për ju. A po ju sulmon seksualisht e gjithë bota?,” thuhej më tej në deklaratë.

angelina jolie (3)

Përgjigja nga Weinstein vjen pasi aktorja e përshkroi bashkëpunimin e saj me të si “përtej kufijve”, ndërsa promovoi librin “Njihni të drejtat tuaja”, gjatë një interviste për “The Guardian”.

Është shumë e qartë për mua se kjo është bërë për të shitur më shumë kopje të librit të saj“, shtoi Weinstein në deklaratën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al