27 Korrik, 2022

Pas zërave se e tradhtoi me Elon Musk, reagon për herë të parë ish-gruaja e bashkëthemeluesit të ‘Google’


Ish-gruaja e bashkëthemeluesit të ‘Google’, Sergey Brin, ka reaguar pas lajmeve se ajo ka qenë në një lidhje me Elon Musk, duke e quajtur atë një “gënjeshtër të plotë”.

Nëpërmjet avokatit të saj, Nicole Shanahan madje shkoi aq larg sa sugjeroi se thashethemet ishin shpifje. “Mos bëni gabim, çdo lajm se Nicole kishte një lidhje me Elon Musk nuk është vetëm një gënjeshtër, por edhe shpifje”, tha avokati i Shanahan, Bryan Freedman, për DailyMail.com.

‘Wall Street Journal’ publikoi një raport të dielën duke pretenduar se Musk dhe Shanahan kanë qenë në një lidhje dhjetorin e kaluar pas takimit në ‘Art Basel’ në Miami. Brin, 48 vjeç dhe Shanahan, 33 vjeç, ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes, tha një person i afërt me të për botimin.

Brin, i cili është mik i ngushtë me Musk bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye.

Musk mohoi çdo lidhje me Shanahan dhe me shaka u tha ndjekësve të tij në Twitter se ai “nuk ka bërë seks prej shumë vitesh”. “Kjo është gënjeshtër totale. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë!” Musk shkroi në Twitter të dielën vonë për raportin e The Journal: “Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët ishim me shumë njerëz të tjerë përreth,” shtoi ai. “Asgjë romantike.

Musk i dërgoi “New York Post’ një foto të tijën me Sergey Brin pasi thashethemet bënë xhiron e botës. “E bëra këtë foto vetëm dy orë më parë”, tha Musk për The Post për foton e tij duke qeshur. Megjithatë, njeriu më i pasur në botë ishte shumë serioz për të mohuar menjëherë lajmin e ‘Wall Street Journal’ që pretendonte se pas divorcit të Brin qëndronte një aferë tradhtie.

Divorci i Nicole dhe Sergey nuk ka të bëjë absolutisht me mua,” këmbënguli Musk me email. “Jam i sigurt që edhe Nicole edhe Sergey do ta konfirmonin këtë. Unë fola me Sergey dhe Nicole për këtë dhe ata thonë se raportimi nuk ka dalë prej tyre, kështu që duhet të jetë një rast i telefonit të prishur “tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al