12 Shtator, 2021

Pas tre vitesh e shpallur “e zhdukur” nga ekrani, rikthehet Cubi Metka në krah të Jul Dedës! Ç’ndodhi me aktoren që nuk bëhej e gjallë


Ditë e rëndësishme ishte ajo e para dy ditëve për aktorët Jul Deda dhe Esmeralda Metkaj e njohur si Cubin, të cilët festuan 10-vjetorin si çift. Sigurisht në ekran se në jetën reale, ata janë të martuar me persona të tjerë. 

cubi metkaj

Cubi dhe Juli kanë qenë një dyshe shumë e suksseshme në “Aparatamentin 2XL” dhe tani janë bërë sërish bashkë në shoën “Klanifornia” në TV Klan, që pritet të nisë së shpejti me plot surpriza.

cubi metkaj (1)

S’na mbetet veç t’i urojmë për përvjetorin ashtu edhe për shown, por më shumë se sa ky lajm, vëmendjen e tërhoqi rishfaqja në skenë e Cubit, e cila prej tre vitesh u zhduk jo vetëm nga skena, por edhe nga rrjetet sociale e qarkulli.

cubi metkaj (9)

Pa një sqarim, ajo vendosi të hiqte dorë nga gjithçka, duke mos u dhënë asnjë shans ndjekësve të dinin se ç’po ndodhte me jetën e saj. Misterin e shtuan dhe kolegët e Cubit, të cilët në mënyrë të çuditshme, nuk jepnin asnjë shpjegim se ç’kishte ndodhur me Cubin, tregojnë persona të interesuar për historinë e saj pas kamerave.

cubi metkaj (10)

Por në fakt rastet kanë qenë thjesht familjare, pra ndryshimi i statusit ndryshoi dhe jetën e saj. Cubi vendosi të bënte pauzë në karrierë, për arsye që mbetetn ende të paqarta.

cubi metkaj (2)

Gjithsesi e rëndësishme është që është rikthyer në të njëjtën formë fizike, dhe e qeshur. Ajo u largua në vitin 2018- të, kur “Tv Klan” publikoi spotin e ri televiziv, ku njoftonte fillimin e emisionit më të ri.

cubi metkaj (4)

Në spot shfaqeshin aktorët e programit, të cilët nxitimthi hynin brenda ambienteve të televizionit “Klan”. Mirëpo mungesa e aktores Esmeralda Metkaj, ngriti dyshimet se ajo kishte vendosur të mos ishte pjesë e spektaklit.

cubi metkaj (1)

“Cubi nuk është pjesë e grupit? Apo po xhiron spotin pas kamerave?” – shkruanin fansat. Vetë aktorja reagoi menjëherë pas pyetjeve të shumta të fansave, ku shpjegonte se është pjesë e “Duplex Show” dhe se gjatë kohës që xhirohej spoti, ndodhej brenda ambienteve të “Klan” duke i pritur kolegët me tufa me lule.

cubi metkaj (5)

“Për të gjithë që më pyesin: ‘Pse s’jam në spot?’”… Pa merak njerëz, jam brendaa në Klan… Po i pres kolegët me luleee…” , shkruante aktorja Esmeralda Metkaj.

cubi metkaj (7)

Por në mënyrë të befasishme më vonë ajo nuk u pa më. E ftuar në emisionin “Rudina” para ca kohësh, ajo tregoi gjatë arsyen se përse e thërrasin Cubi, ndërkohë që shtoi se nuk është emër arti.  Aktorja tha se emri Cubi ka lidhje me karakterin e saj, pasi që e vogël ka qenë si djalë. 

cubi metkaj (8)

“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali, dhe më ka ngelur Cubi. Shumë e kanë marë si emër arti, por jo. Emri im i vërtetë është Esmeralda”, u shpreh ajo.

/Panoramaplus.al

cubi metkaj (3)cubi metkaj (2)cubi metkaj (1)cubi metkaj1cubi metkaj (3)cubi metkaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al