16 Gusht, 2021

Pas tensioneve mes tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle bëhen bashkë! Ja për çfarë po punojnë kunatat


Pavarësisht tensioneve të mëparshme mes të dyjave, Kate Middleton dhe Meghan Markle së shpejti do të bashkëpunojnë për një dokumentarë të ri që do të publikohet në “Netflix”, raporton “Page Six”.

meghan markle kate middleton (1)

Meghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt me njëra-tjetrën më shpesh,“- zbuloi një burim. “Meghan ka folur me të për të bashkëpunuar për projekt në ‘Netflix’, një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka pasur me filantropinë e saj.

Edhe pse Kate, zakonisht është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për të bërë publike jetën apo punët e saj, ajo e ka marrë parasysh ofertën e Meghan.

meghan markle kate middleton (2)

Kate është shumë e kënaqur dhe gjithçka duket shumë pozitive mes tyre,“- shtoi burimi.

Meghan dhe Princi Harry nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me “Netflix” në shtator të vitit 2020 për të krijuar përmbajtje origjinale për platformën, përfshirë dokumentarë, filma, seriale dhe programime për fëmijë.

Partneriteti, i titulluar “Archewell Productions”, ishte një nga të parët për të cilët ata ranë dakord pasi u tërhoqën nga detyrat e familjes mbretërore. Një burim pranë tyre tha asokohe se iu ofruan gati 100 milionë dollarë për marrëveshjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al