14 Prill, 2022

Pas shuplakës tronditëse, vëllai i Chris Rock kërkon që Will Smith të përballet në një ndeshje boksi me të


Vëllai i komedianit Chris Rock, Kenny Rock, ka këruar që të përballet me Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës që i dha vëllait gjatë cermonisë në ‘Oscar’ muajin e kaluar.

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing  Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë!”

“Unë do t’i lë duart të flasin,” shtoi ai.

Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se ata “kanë kontaktuar me mesazhe”. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smithit në Instagram, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.

Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte yllin e “Men in Black” për shuplakën tronditëse.

Javën e kaluar, vëllai tjetër i aktorit, Tony Rock, tha se do të “godiste” Smith nëse ata takoheshin ndonjëherë ballë për ballë.

Toni “po e merr atë disi personalisht dhe unë nuk e fajësoj atë”, tha Kenny për TMZ.

Ai i bëri thirrje akademisë që të hiqte Oscarin që Smith fitoi menjëherë pasi sulmoi Rock. Ndërsa akademia nuk e anuloi çmimin, ata njoftuan të premten e kaluar se do ta ndalonin aktorin të ishte pjesë e Oscar-it për 10 vjet.

Kenny tha se: “Ne duhet të shohim nëse ai do të marrë dënimin 10-vjeçar”, tha ai për TMZ. “Pas tre vjetësh, ata mund të mendojnë se ne do ta harrojmë dhe më pas do ta bëjnë prap pjesë të saj.”

Smith u fut në skenë gjatë ndarjes së çmimeve të Akademisë dhe e goditi Chris në fytyrë pas shakasë me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Megjithëse ai i kërkoi publikisht falje Rock-ut në një deklaratë, Smith  thuhet se nuk ka kontaktuar personalisht me komedianin  për t’i kërkuar falje për sulmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al