12 Janar, 2019

Pas shumë vitesh aludime, Rike Roçi sqaron marrëdhënien me Noizy-n


Rike Roçi është një nga femrat më të komentuara të shoëbiz-it për pamjen dhe format e saj fizike.

Ajo ka marrë pjesë në “Big Brother” dhe që prej asaj kohe jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Shqipëri, edhe pse ajo jeton në Itali.

Dikur është komentuar dhe në lidhje me Noizy-n, por pavarësisht se pati shumë aludime për vite e vitë me rradhë, nuk ka pasur asnjë koment nga Rikja apo nga Noizy.

E pas kaq shumë vitesh, një nga ndjekësit e saj e pyeti në ‘Instagram’ për këtë histori, por Rikja i është përgjigjur duke thënë se nuk ka pasur asgjë mes tyre përveç se shoqëri.

Me këtë përgjigje, Rikja i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me marrëdhënien e saj dhe reperit Noizy.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al