6 Maj, 2024

Pas së ëmës, babai do surprizojë Heidi Baçin në “BBV”? Flet daja i konkurrentes: Ka ndërhyrë është për ta ndihmuar…


Heidi Baçi është shndërruar në një ndër konkurrentet më të komnentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak të romancës me Romeo Veshaj dhe debatete me banorët e tjerë.

Së fundmi daja i Heidit ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar eksperiencën e konkurrentes në këtë reality shoë.

Ai tha se mbesa e tij është vetevetja në “BBV” njësoj si në shtëpin e saj, ndërsa përsa i përket babait të Heidit nëse do të surprizojë vajzën e tij në këtë reality shoë, daja i konkurrentes tha që i ati i saj po mendohet.

 

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: Si ndiheni që do keni një dhëndër nga Vlora?

Daja i Heidit: Pse është ky paragjykim? Mjafton të ketë dashuri.

Enxhi: Babain e Heidit do e shohim?

Daja i Heidit: Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhyrë është për ta ndihmuar.

Enxhi: Mendon që Heidi kësaj radhe ka bërë një rrugëtim më të bukur duke e krahasuar me “Grande Fratello”?

Daja e Heidit: I vetmi problem është gjuha, duhet t’a përkthejë mendjen nga italishtja në shqip. Po të ishte në italisht nuk do kishte asnjë keqkuptim. Si në shtëpi, si atje në “Grande Fratello”, si në “BBV”, Heidi është vetvetja.

Kujtojmë që disa ditë më parë Heidi u surprizua nga e ëma në shtëpi, e cila ishte  elumtur për rrugëtimin e të bijën në këtë reality show, ku banorja ka gjetur dashurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al